Bashkim Kopliku--->Gmail Home
2008-09-16 05:55:54 UTC
*** AlbClub Discussion List ***
Ligji nuk do shkelur, as "për të mirë"
[Gazeta Shqiptare, 16.9.2008]
Këshilli i Ministrave ka nxjerrë dhe po përgatitet të nxjerrë të tjera
vendime që bien ndesh me ligjet në fuqi. Pavarësisht se në dy rastet që do
të marrim për demonstrim, kjo thuhet se është bërë, apo do të bëhet "me
qëllim të mirë", nuk duhet lejuar të bëhet. Nuk duhet lejuar, qoftë
formalisht sepse shkelet ligji, qoftë dhe sepse hap rrugën që herën tjetër
të bëhet "me qëllim të keq". Pra nuk duhet lejuar kryeministri të thotë
publikisht: "Pas 1 janar 2009, nuk do të bëhet asnjë prokurim që nuk është
elektronik", sepse u fituakan "minimumi 200 milionë dollarë në vit" etj.-kjo
është në shkelje të Ligjit. Edhe vendimet e këshillit të ministrave (VKM)
që janë "për të mirë", duhet të paraprihen nga amendamentet (ndryshimet)
përkatëse në ligjet përkatëse, që në të gjithë botën demokratike, bëhen
vetëm nga Kuvendi.
Përgjegjësia e mospërfilljes së ligjit nga kryeministri, nuk është vetëm e
kryeministrit, por edhe e këshilltarëve ligjorë të tij, bile direkt e tyre,
dhe edhe e APP (Agjencia e Prokurimit Publik). Por formalisht, fajtori
kryesor është "njeriu i Kuvendit", Avokati i Prokurimeve, që paguhet
pikërisht për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit.
Secili nga funksionarët që përfshihen në këtë lejim të shkeljes së ligjit,
mbajnë përgjegjësi, dhe nuk mund të justifikohen me "tmerrin që u fut
kryeministri"-më e vogla: të japin dorëheqjen nëse kanë frikë.
Nejse, kaq me nëpunësit e vegjël, dhe le të merremi me dy shkelje konkrete
të ligjit të nëpunësit ndër më të mëdhenjtë e shtetit, kryeministrit.
Një nga Mospërfilljet e "vjetra" të Kuvendit
Në ligjin "Për prokurimin publik", nr. 9643, datë 20.11.2006, në nenin 34 të
tij, ndërmjet të tjerave, shkruhet:
"Neni 34
Kërkesa për propozime
1. [...]. Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor kërkon oferta
nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose
mund të përdorë komunikimin elektronik [...]
2. [...] Kur autoriteti kontraktor përdor komunikimin elektronik, ai duhet
të publikojë [...]"
Që në pikën 20, të nenit 3 të po këtij ligji, është përkufizuar si vijon:
"20. Kërkesë për propozim" është procedura me negocim dhe pa njoftim publik,
ku autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh
ekonomikë të përzgjedhur prej tij dhe i vlerëson ato në bazë të çmimit."
Del e qartë që ligjvënësi e ka menduar që kjo procedurë, "kërkesa për
propozim", të jetë e shpejtë, dhe kryesisht e kryer nga vetë autoriteti
kontraktor (entet, institucionit, ndërmarrjes publike etj.). Më
konkretisht, ligji i ka dhënë dy mundësi autoritetit kontraktor: ose të
kërkojë oferta tek operatorë ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose të përdorë
komunikimin elektronik. Nga ana tjetër, i ka lënë të drejtën autoritetit
kontraktor, të veprojë direkt, edhe pa njoftuar APP. Nuk po hyjmë këtu,
sepse e ka bërë Kuvendi kështu, dhe nëse është e drejtë apo jo. Jemi para
një ligji të qartë, që duhet zbatuar nga të gjithë, edhe nga kryeministri,
edhe nga këshilli i ministrave në VKM-të e tija.
Por ja se ç'shkruhet "nga kryeministri", në paragrafët c), në pikën 3 të VKM
nr. 1, datë 10.01.2007, "Për rregullat e prokurimit publik", i ndryshuar me
VKM nr. 153, datë 22.03.2007, VKM nr. 135, datë 03.02.2008 dhe VKM nr. 392,
datë 08.04.2008:
"c) Botimi i njoftimeve të kontratës
Autoriteti kontraktor dërgon në APP për botim çdo njoftim për [...] kërkesë
për propozim [...]. Njoftimi dërgohet në formë të shkruar dhe elektronike
(CD/flopi disk/e-mail). Afati i fundit i pranimit të njoftimit është [...] .
Ky afat nuk do të zbatohet në rastet kur hedhja e njoftimit në sistem bëhet
nga vetë autoritetet kontraktore, [...]."
Del e qartë se këshilli i ministrave e ka kufizuar shumë Ligjin, pra
formalisht e ka shkelur atë.
Një Mospërfillje "e re" e Kuvendit
Edhe mburrjet publike të kryeministrit, të këtyre ditëve, të bëra në
ekstazën e një komplimenti të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, nuk duhet
të na heqin mendjen nga thelbi i çështjes: në qenien e tyre anti-kushtetuese
dhe anti-ligjore. Ja si tha Ai, ndërmjet të tjerave, në mbledhjen e
qeverisë të datës 10.9.2008:
"Pas 1 janar 2009, çdo prokurim do të bëhet në mënyrë elektronike; qoftë ky
dhe në komunat më të largëta të vendit; [...]. APP do të marrë urdhër me
shkrim të mos publikojë asnjë tender nëse [...] Kursimet me procedurën
elektronike rriten nga 8% [...] në 15%,"
Është e domosdoshme të kuptojmë se çdo kryeministër, edhe ky yni, normalisht
mund të shprehet vetëm e vetëm si vijon: "do t'i lutem Kuvendit që të bëjë
ndryshime ligjore që pas 1 janarit 2008 ...".
askush jashtë ligjit
Ne nuk duam të hyjmë në diskutimin "a duhet bërë çdo gjë nga qendra, apo
jo",
a duhet bërë "çdo gjë me prokurim elektronik" apo jo, apo "a vërtetë
varianti i propozuar nga ai, ka ato kursime që shpall publikisht" apo ia fut
kot etj. etj. Ky mosdiskutim yni sot, megjithëse nuk jemi krejtësisht
dakord me variantet që paraqet kryeministri, ka qëllim që mos t'i ndahemi
kryesores: mosshkeljes së ligjeve, edhe nëse vërtetë shkelja bëhet me
"qëllim të mirë".
Konkretisht, qeveria duhet t'i drejtohet fillimisht Kuvendit, që të
ndryshohet ligji, e pastaj të bëjë VKM-të e veta, apo të ketë të drejtë të
japë urdhra. Të gjitha këto duhet të jenë vetëm e vetëm në përputhje me
ligjin, që të jenë të detyrueshme të zbatohen, nga çdo nëpunës shteti-në të
kundërt, duhet të kundërshtohen.
Shumë të këqija në botë, por edhe tek ne, kanë filluar duke shkelur
kushtetutat dhe ligjet, qoftë edhe "me qëllim të mirë". Duhet të jemi të
vëmendshëm ndaj këtyre shkeljeve, qoftë edhe vetëm sepse krijojnë mendësinë
dhe praktikën e shkeljes së ligjit, gjë që bart brenda saj rreziqe të mëdha.
Kjo vëmendje duhet të jetë veçanërisht e madhe, në një shtet e shoqëri si
jona, ku e kemi "në gjak" ta shkelim ligjin.
Bashkim Kopliku
11.9.2008
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <***@gmail.com>
optional: <***@infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses!