Bashkim Kopliku--->Gmail Home
2008-09-20 06:47:59 UTC
*** AlbClub Discussion List ***
"Libri shkollor", si radhët në komunizëm
[Gazeta Shqiptare, 20.9.2008]
Më keq këtë vit me shitjen e librit shkollor: nxënësit filluan shkollën me
mjaft mangësi. Megjithëse shumë prindër janë drejtuar mjaft herët për të
blerë librat, janë gjetur para një konfuzioni të madh që prej disa javësh:
radhë dhe mungesa librash, mosdhënie faturash të blerjes së librave, që
duhen për rimbursim etj. Konfuzioni para librarive që shesin libra
shkollorë, të kujton radhët famëkeqe të komunizmit, para vitit 1991, kur çdo
gjë ishte me mungesa e me talone. Prapë sot, në shtator 2008, nxënësit
filluan shkollën me disa libra mangët. Thuhet se e keqja kryesore është se
është krijuar një lloj monopoli në shpërndarjen e librit. Natyrisht, pas
çdo konfuzioni në tregun e lirë, shkaku do kërkuar tek korrupsioni
shtetëror.
Monopolizimi i shpërndarjes së librit
Sistemi i prodhimit dhe përzgjedhjes së librit, u liberalizua tërësisht këto
tri vjetët e fundit. U bë shumë mirë. Por duket sikur ka diçka që nuk ecën
në shpërndarjen e librit. Duket sikur ka një monopolizim të librit, që ka
dy pamje. E para, jo të gjitha libraritë shesin libra shkollorë. Në qytet
(Durrës) sheh radhë para tri-katër librarive, ndërkohë që dhjetëra të tjera
janë "të qeta", sepse "nuk marrin dot libra shkollorë".
Pamja e dytë e monopolizimit, është shitja vetëm në "një librari", e filan
libri të filan shkolle. Kështu, nëse librin e Fizikës së klasës së
gjashtë, shkolla XY e ka të autorit AB, shkolla ZW e ka të autorit FC.
Kështu që e parë nga njëra shkollë, libri i zgjedhur prej saj, shitet vetëm
nga një librari në të gjithë qytetin. P.sh. për shkollën XY, libri i saj i
autorit AB, shitet vetëm e vetëm në një librari të caktuar, të veçantë nga
të gjitha libraritë e qytetit.
Natyrisht që ky monopolizim, heq konkurrencën në sistemin e shpërndarjes së
librit. Natyrisht që ky monopolizim, e ka shkakun tek shteti, tek
ndërhyrjet e tij në shpërndarje, duke penguar disa librari, dhe duke
favorizuar libraritë që e "lyejnë rrotën", qoftë me para, qoftë me forma të
tjera, si klientelizmat politike, apo dhe shkëmbimet e favoreve.
Konfuzion, korrupsion
Monopolizimi, apo përqendrimi i shpërndarjes së librit në pak librari, është
shkaku kryesor i konfuzionit, i radhëve pafund, i trajtimit të klientit si
qen, në shi, në baltë, e pas dyerve të mbyllura të librarive, ku nëpërmjet
të çarave komunikohet shitës-blerës. Këto të kujtojnë shitjen e ushqimeve
me talone në kohën e komunizmit: njerëzit rrinin të terrorizuar se mos
"mbaronte taloni" dhe mbeteshin pa mish, pa djathë, pa .... Njësoj dhe
tani: njerëzit kanë fëmijët në shkollë me mungesa librash, mësuesit fillojnë
programin pa pritur librat e nxënësve, prandaj dhe shtyhen e shahen në
librari.
Rastet e mosdhënies së faturave nga disa librari, janë një fenomen që
përpiqen ta kalojnë "me konfuzionin": nuk paskëshin kohë për të dhënë
fatura, të shkretët librashitës. E pra, pa fatura, familjet nuk kanë sesi
të marrin rimbursimin e premtuar. Nuk po e zgjasim me mënyrat sesi lidhet
mosdhënia e faturës, me përfitimet e librashitësve dhe atyre që i kanë
ndihmuar të "marrin libra për shitje". Një gjë është mjaft afër mendsh: ka
një korrupsion që lidhet me këtë fenomen.
Qoftë prokuroria, por edhe policia e krimeve, mund ta zbulojnë fare lehtë se
cilat librari nuk kanë dhënë fatura, dhe ç'farë vjedhje mund të fshihet pas
këtij veprimi. Mund të zbulojnë edhe se pse jo të gjitha libraritë marrin
njësoj libra shkollorë. Mosveprimi i organeve të shtetit, nuk mund të
justifikohet se "merren me gjëra më të rëndësishme".
Vërtetë që Gërdeci (skandali i shpërthimit të municioneve në mes të
Shqipërisë), është një mega-krim e një mega-korrupsion shtetëror, që meriton
vëmendjen e të gjithë shoqërisë sonë. Por jo të gjithë hetuesit, policët e
krimeve, prokurorët, punonjësit e SHIK-ut, nëpunësit e auditimit të
ministrive etj., jo secili prej tyre, merret veç me Gërdecin e jo me gjë
tjetër. Duhet që disa nga ata, por edhe nga shoqëria, ta kenë mendjen tek
"këta të librit shkollor". E nuk është humbje e vogël për shoqërinë tonë,
kjo afera me librin.
Për të dhënë një diagnozë sa më reale, edhe këtë vit nuk e ndihmova gruan
"me miqtë e mi", kështu që dhe ajo ndenji në radhë si gjithë të tjerët.
Rezultoi se shpenzoi së paku 7 orë për të siguruar librat e vajzës që është
në klasë të gjashtë. E nëse kjo është një mesatare e të gjithë nënave, me
llogari tip kryeministri Berisha, i bie që 7 orë çdo nënë, herë 300 mijë
nëna me fëmijë në shkollë (mesatare e mbi 550 mijë fëmijëve dhe
adoleshentëve), herë 3 dollarë ora, bëjnë mbi 6 milionë dollarë humbje,
vetëm nga pritjet në radhë, të "nënave tona heroike", nga të korruptuarit e
arsimit-pa le humbjet e tjera. Kjo e fundit, nuk ishte vetëm shaka!
Bashkim Kopliku
17.9.2008
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <***@gmail.com>
optional: <***@infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses!