Bashkim Kopliku--->Gmail Home
2008-09-08 05:54:58 UTC
*** AlbClub Discussion List ***
Derri i inatit i kryeministrit, gjoba
[Gazeta Shqiptare, 8.9.2008]
Nuk ka si shpjegohet ndryshe: e ka kapur "derri i inatit", kryetarin
Berisha, derisa bëri gafën që gjobiti rëndë një televizion, vetëm e vetëm
sepse i përplasi një të vërtetë që me pak fjalë mund të përmblidhet si
vijon: "po ia fut kot, plako". Gjoba ishte në kundërshtim me teorinë dhe
praktikën hipokrite me masmedian në periudhën berishiste: "gënjeni, shpifni
sa të doni, se nuk ju hiqet një qime; po thatë të vërteta, nuk jua var
njeri". Kjo gjobë vjen kundër kësaj teorie dhe praktike, dhe mund të
shpjegohet vetëm me "derrin e inatit", pra me një gjendje psikike të trazuar
shumë të kryeministrit tonë. E pra, ajo që i thanë, me spotin e tyre, ata
të rinjtë simpatikë të G 99, nuk ishte as gënjeshtër, por ishte një e
vërtetë e pastër.
Kryeministri tradhton veten
Me këtë gjobën, ndodhi si ajo fjala e urtë, "Ç'ka barku, i nxjerr bardhaku".
I vetmi ndryshim në këtë rast është se nuk ishte "bardhaku" (pija), por
ishte "derri i inatit", që e bëri kryeministrin të tradhtojë veten, të
nxjerrë "ç'ka barku i tij", urrejtjen e pamasë ndaj masmedias së lirë, ndaj
lirisë dhe demokracisë.
Z. Berisha, gjobiti sa i hëngri krahu, televizionin "News 24", sepse i bëri
një kritikë me vend: ironizohet ai, z. Berisha, për thirrjet e tija
hipokrite për luftë kundër korrupsionit, që synojnë shpëlarjen e trurit të
shqiptarit. Që nga fakti që thërret kundër korrupsionit ai, ai, njeriu më i
korruptuar në Shqipëri, mund të mbyllesh çdo analizë. Po, po, më i
korruptuari, sepse, e para, është korrupsioni më i madh vjedhja e votave.
Nuk dihet njeri në historinë post-komuniste shqiptare, që të ketë vjedhur më
shumë vota, sesa ka vjedhur z. Berisha, me megadushkun e tij, atë të
zgjedhjeve të vitit 2005.
E dyta, është korrupsioni më i madh, kur një kryeministër i babëzitur pas
pushtetit personal, "nuk e ditka" që në mes të vendit të tij, ka mbledhur aq
municion, saqë vriten 26 vetë e plagosen mbi 300 të tjerë.
Vetëm këto dy shembuj që sapo i thamë më lart, vjedhja e votave dhe
shpërthimi i Gërdecit, do të dilnin dhe të tepronin për të vërtetuar
katërçipërisht korrupsionin e çdo kryeministri në botë.
Nëse kryeministri Berisha (i gjithë sistemi shtetëror i kryesuar nga ai), do
të kishte minimumin e qëndrimit demokratik ndaj shtypit, nëse do të kishte
minimumin e sensit të kryerjes së detyrës, ai duhet të "gjobiste", të
dënonte veprimet e padrejta, dhe të mos të rrinte indiferent ndaj të
vërtetave. Po rreshtojmë edhe tri grupe "gjobitjesh" që kryeministri nuk i
ka kryer.
"Gjobitje" të pakryera
1-Duhej "gjobitur" vetë kryeministri Berisha, sepse nuk ka vepruar fare
kundër shkeljeve urbanistike të miqve të tij të fshehtë, edhe brenda
opozitës (PS-së, apo partisë ilegale të z. Fatos Nano etj.). Ky mosdënim i
ndërtimeve abuzive, është një ushqim i korrupsionit.
2-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse nuk ka bërë e nuk po bën asgjë (veç
llafe boshe) për shitjen e tokës shtetërore. Shumë nga këto abuzime janë
bërë që në kohën e z. Fatos Nano, dhe janë denoncuar publikisht që "në kohën
e z. Nano", e në vazhdim në "kohën e z. Berisha". Tani, "në kohën e tij",
z. Berisha duhet t'i kishte goditur këto tre vjet që është kryetari i çdo
gjëje. E kemi fjalën për tokën shtetërore "të shitur në pronësi private"
pas vitit 1995, kur hyri në fuqi neni 3, i ligjit Nr.7980, datë 27.7.1995,
"Për Shitblerjen e Trojeve", i cili dhe sot akoma është në fuqi. Ja dhe një
herë se çfarë shkruhet në këtë ligj: "Derisa të përfundojë kompensimi fizik
i ish-pronarëve, kalimi i trojeve të lira nga pronë shtetërore në pronë
private bëhet vetëm në rastet që vijojnë [...]".
Praktikisht ky ligj ndalon shitjen e tokës shtetërore. Askush nuk lejohet
ta shesë tokën shtetërore, derisa të përfundojë kompensimi fizik i
ish-pronarëve, i cili pothuaj nuk ka nisur. Nuk lejohen ta shesë njeri, as
me gjoja "kompensimet klienteliste të ish-pronarëve" e pastaj "blerjen e
tokës së kompensimit", që z. Berisha i di mirë se janë të gjitha abuzive.
Nuk godet korrupsionin as të pushtetarëve nanoistë të para vitit 2005, sepse
z. Berisha ata i duhen për kolonën e pestë në radhët e opozitës aktuale.
3-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse organizoi legjitimimin e vjedhjes së
pronës shtetërore, duke ua dhënë tokën e grabitur, falas "informalëve".
Këtë falje "të pronës sonë", ai e bëri që t'u blejë votën "informalëve".
Kjo votë e pruri atë në pushtet, e po vota e tyre shpresohet se do ta mbajë
në pushtet edhe në 2009 e prapa-mos e thëntë Zoti.
Një Vlerë që kryeministri e lë pa e vjelë
Po të mblidhen të gjitha vlerat e vjedhjeve dhe abuzimeve të mësipërme, që
z. Berisha i ka në dorë t'ia kthejë buxhetit të shtetit, ajo shumë rezulton
disa dhjetëra miliarda Euro. Këto janë shumë më tepër se lista mashtruese e
spotit të kryeministrit. E ç'është dhe më kryesorja, këto euro janë të
vërteta, jo si ato eurot (apo dollarët) e spotit të kryeministrit, ku
rreshtohen si "para të marra korrupsionit", edhe paratë që në fakt u janë
marrë biznesmenëve në Shqipëri, por edhe njerëzve të thjeshtë, si rezultat i
rritjes së ngarkesës fiskale reale të tyre: në Shqipërinë e z. Berisha,
njerëzve po u merret nga xhepat, gjithnjë e më shumë para. Nejse, kemi
shkruar gjatë për hipokrizinë e "uljes së taksave", dhe nuk është vendi ta
zgjasim këtu.
Gjobitja e drejtë
Normalisht, shteti duhet t'i heqë atë gjobë "News 24", dhe t'ua vërë
dhjetëra dhe qindra mashtruesve dhe gënjeshtarëve që kanë mbushur masmediat,
dhe që ushtrojnë profesionin e tyre të lirë dhe të paprekur, bile të
mbrojtur dhe të inkurajuar nga shteti i sotëm shqiptar.
Fatmirësisht, opinioni shqiptar tashmë ia ka hequr gjobën "News 24".
Bashkim Kopliku
6.9.2008
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <***@gmail.com>
optional: <***@infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses!